Tumor markerët janë molekula të cilat në përqendrime më të mëdha në gjak, urinë ose ind tregojnë se pacienti ka tumor. Zbulimi dhe matja e tyre përdoret në diagnostikimin dhe në mjekimin e kancerit, me qëllim që të vërtetohet suksesi nga terapia.

Tumor merkeri ideal

Deri më sot janë zbuluar më shumë se 100 tumor marker, por në praktikën laboratorike përdoren vetëm 20. Duhet përmendur se nuk ekziston tumor marker ideal, i cili do na jepte të dhëna të sakta për llojin e tumorit (nëse është malinj ose beninj) dhe fazën e sëmundjes. Vlerat e rritura të tumor markerëve mund të paraqiten edhe te disa procese inflamatore, tek të cilat vlera e tumor markerit zvogëlohet pasi të ketë kalojnë. Por, nëse ekziston tumor, vlera e tyre nuk zvogëlohet, por përkundrazi rritet derisa sëmundja nuk zbulohet dhe realizohet terapia adekuate. Matja e përqendrimit të tumorit gjithmonë duhet të përdoret bashkë me procedurat tjera diagnostikuese. 

Llojet e tumor markerëve

Shumica e tumor markerëve nuk janë specifik vetëm për një lloj të kancerit, por një tumor marker mund të ketë vlera të shtuara te shumica e llojeve të kancereve. Në diagnozën dhe vëzhgimin e zhvillimit të disa tumoreve më shpesh përdoren këto tumor markerë:

CEA (Carcinoembryonic antigen) – për herë të parë është zbuluar te pacientët me tumor në zorrën e trashë. Por, vlerat e rritura të këtij tumor markezi janë zbuluar edhe te karcinomët tjerë: melanoma, limfoma, karcinoma e gjëndrës tiroide, lukthit, qafës së mitrës, vezoreve, veshkave, mushkërive dhe gjinjtë. Po ashtu, vlerat e rritura të këtij markezi mund të gjenden edhe te sëmundje tjera si cirroza e mëlçisë, inflamacioni i zorrës së trashë, gjëndrës tiroide dhe te sëmundjet tjera kronike të mushkërive. CEA tumor markezi më shpesh përdoret në diagnostifikimin dhe mjekimin e karcinomës së zorrës së trashë.

CA 15 - 3 – vlerat e rritura të këtij markeri flasin për tumor beninj ose malinj të gjinjve. Por, çdo tumor i gjinjve nuk i rritë vlerat e CA 15-3, si për shembull kur tumori është në stadiumin e hershëm. Vetëm 30% të pacienteve me tumor të lokalizuar dhe 50 deri 90% të pacienteve me karcinomë të metastazuar të gjirit kanë vlera të rritura të CA 15 - 3.

CA 125 është tumor marker i cili në vlera të rritura paraqitet gjatë sëmundjeve të ndryshme beninje gjinekologjike, metaplazia e vezoreve, ednometrioza, mioma e mitrës ose inflamacioni i qafës së mitrës. Sipas rekomandimeve të Shoqatës botërore të gjinekologëve dhe opstetikëve, ky marker ka rëndësi të madhe në caktimin e gjendjeve të ndryshme në gjinekologji, veçanërisht për vëzhgimin e terapisë dhe avancimin e gjendjes te pacientët me kancer në vezore. Vlerat e rritura të këtij markeri detektohen te cirroza dhe inflamacioni i mëlçisë.

CA 72 - 4 është tumor i cili në vlera të rritura paraqitet gjatë neoplazmave malinje të pankreasit, vezoreve, gjinjve, mushkëritë dhe te tumoret tjera gastrointestinale. Ai është shumë tumor marker i ndjeshëm dhe bashkë me CEA dhe CA 19-9 përdoret si tregues i ndryshimeve malinje në traktin gastrointestinal.

CA19-9 është tumor i cili në përqendrime të ulëta gjendet te të rriturit, ndërsa rrjedh nga mëlçia, mushkëritë dhe pankreasi. Vlerat e rritura të këtij tumor markeri gjendet te proceset beninje dhe të inflamacionit të traktit gastrointestinal, mëlçi, si dhe te pacientët me fibrozë cistike. Ky marker ka rol vendimtar në caktimin e diagnozës dhe vëzhgimin e pacientëve me karcinomë të pankreasit.

AFP (proteina alfa-feto) përdoret për vëzhgimin e shtatzënisë, si dhe për përcjelljen e gjendjes së fetusit dhe parashikimin e malformimeve të tija të mundshme. Vlerat e rritura nga normalet paraqitet te defekte të tubës nevrale dhe murit të brendshëm, ndërsa vlerat e ulëta te çrregullimet kromozome (p.sh. Sindromi i Daunit). Po ashtu AFP është tregues i mirë për përcjelljen e rrezikut nga apnea, si dhe probleme me frymëmarrjen te foshnjat që akoma nuk kanë lindur. Shpesh përdoret për zbulimin dhe përcjelljen e proceseve të inflamacionit dhe tumoret në mëlçi dhe të epitelin germinativ të testiteve dhe vezoreve.
HCG krijohet në placentë menjëherë pas vendosjes së embrionit në endometriumin e mitrës dhe pastaj tajitet si tepricë, së pari në gjak e pastaj në urinë. Prandaj është tregues ekskluziv për ekzistimin e shtatzënisë. Vlerat e rritura paraqiten te tumoret gastrointestinale, urogjenitale dhe bronkiale, tumore të gjirit dhe limfoma. Te pacientët me tumor të testiteve hulumtohet bashkë me AFP.

PSA është tumor marker specifik për indin e prostatës te meshkujt. Vlerat e rritura të këtij markeri në gjak më shpesh tregojnë për gjendjet patologjike të prostatës, si dhe prostatit – inflamacion i gjëndrës së shkaktuar nga infeksioni, rritje beninje, hiperplazion ose gjendje malinje. Shpesh përdoret për vëzhgimin e gjendjes pas operacionit,për përcjelljen e efektit nga radioterapia dhe terapia hormonale. Nëse vlerat e këtij markeri janë negative, do të thotë se trajtimi dhe terapia nga mjekimi janë të suksesshme. Inflamacioni ose dëmtimi fizik, trauma e prostatës, mund t’i rritë vlerat e PSA në përqendrime të ndryshme dhe për periudhë të ndryshme kohore.

HE4 ka ndjeshmëri më të madhe për zbulimin e kancerit të vezoreve, veçanërisht në fazën e parë të sëmundjes, e cila është pa simptoma. Në kombinim me CA 125, HE4, bashkë, japin rezultate më të mira në diagnozën e hershme të kancerit në vezore. Vlerat e HE4 janë në korrelacion me përgjigjen klinike të terapisë ose paraqitjen e serishme të kancerit te gratë me kancer të diagnostifikuar të vezoreve. Këto të dhëna të fituara me analizën e HE4 tumor markezin janë vërtetuar me incizime rëntgeni, kompjuterike dhe magnetike, si dhe me gjetjet nga kontrollet me ultra zë. Prandaj, HE4 është tregues i hershëm, subtil, i rëndësishëm për përsëritjen e sëmundjes së vezoreve.

ROMA testi – caktimi i rrezikut për zhvillimin e kancerit në vezore (kancerit ovarial)

Me ndihmën e kësaj vegle subtile strategjike mund të parashikohet rreziku për zhvillimin e kancerit të vezoreve. Vlerat e matura nga përqendrimet serume të tumor markezëve CA 125 dhe HE4 marrin pjesë të rëndësishme në vendimmarrje të drejt për trajtimin e mëtejshëm të pacientes. Efektiviteti nga llogaritja e rrezikut me ndihmën e ROMA algoritmit është dëshmuar në më shumë studime klinike botërore dhe mund t’u ndihmojë mjekëve që t’i klasifikojnë pacientët në grupe me rrezik të lartë ose të ulët për paraqitjen dhe zhvillimin e kancerit epitel të vezoreve.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language