David, 5 vjet

PËR PASHKË DAVIDI SHKON NË SHTËPI

Të lutem më mbaj për dore, së bashku të shkojmë tek aparati për fuqi”. Nga ky aparat unë do të marrë fuqi. Me këto fjalë na priti 5 (pesë) vjeçari David Domazetovski, i cili po përgatitej për trajtimin e fundit, trajtimin e 31-të rrezatues të akseleratorit Trilogy në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Këtë mëngjes, Davidi u zgjua tre orë më herët për të përfunduar me terapinë, pas 4 (katër) muajsh trajtim në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” po përgatitej të shkonte në shtëpi, në Bitola. Me dorën shtrënguar fort, mbërritëm në departamentin e radioterapisë. Ai menjëherë i kërkoi fizikantët e tij të cilët ishin kujdesur për të gjatë terapisë së tij në Trilogy.
“Ku është Jasini, të më vendosë maskën e Zorros”. E kërkonte Davidi fizikantin i cili i kishte përgatitur maskën të cilën duhej ta mbante për një trajtim më të saktë, dhe rrezatimi filloi.
Kur u kthye në dhomë, atë e priti Dr. Jovica Ugrinovski. U përqafuan fortë, dhe Davidi i premtoi se do të vinte përsëri për të luajtur së bashku futboll.

Tumori në tru kishte madhësinë e një veze

David Domazetovski, më 22 dhjetor të vitit 2014, ishte hospitalizuar urgjentisht me diagnozën tumor në tru me madhësinë e një veze. Përkrah rrezikut të lartë të intervenimit, Prof. Dr. Ugrinovski, e hoqi tumorin me sukses.
‘Nëse i ndjekim rregullat mjekësore, Davidi nuk duhej të operohej. Është njëlloj sikur të operosh një njeri të vdekur. Por instikti dhe përvoja ime, më dhanë të drejtë që të futem në sallën e operacionit edhe pse shanset për të mbijetuar ishin të barabarta me zero. Çfarë ishte vendimtare? Vendimtare ishte shpejtësia e intervenimit. Fakti se situata u përkeqësua në orën 2 (dy) të mëngjesit, ndërsa ne u futëm në sallë në orën 3 (tre) të mëngjesit, vetëm një orë pas ngjarjes, më zgjonte shpresën se do ta shëroja”.

Operacioni zgjati rreth 4 (katër) orë, i gjithë tumori u mënjanua, dhe filloi agonia e cila zgjati për muaj. Të mund të lirohej nga aparati, të fillonte të merrte frymë vetë, të fillonte të lëvizte duart dhe këmbët. I gjithë ekipi ishte i përfshirë, kryesisht anesteziologët dhe terapia fizikale – shpjegoi Dr. Ugrinovski.

Pas 45 ditësh Davidi i hapi sytë

Çdo ditë ishte një shkëndijë shprese për mami Anën, babi Mihajllo dhe për të gjithë personelin, se Davidi do ti hapte sytë.
“45 ditë ishte në aparat, dhe çdo ditë prisnim që të zgjohej. Kishim shumë besim dhe ishim tepër optimistë. Gjatë gjithë kohës ishim me mendimin se kjo ishte diçka normale. Çdo mëngjes vinim këtu në orën 8 (tetë), pozitivë dhe të buzëqeshur. I flisnim vazhdimisht, i këndonim dhe i lëshonim muzikë. I gjithë personeli ishte i buzëqeshur dhe dashamirës ndaj tij. Kishte një atmosferë sikur asgjë nuk po ndodhte. Kishim leje nga profesori për të qëndruar vazhdimisht pranë tij, ti flisnim dhe ti jepnim kurajë. Në mënyrë që ai të na ndjente. Profesor Ugrinovski vinte disa herë në ditë për të parë dhe pritur me shpresën se ai do të kollitej. Një ditë gjatë bisedës me të, Davidi u kollit. Kur e dëgjoi profesori, bërtiti fort “bravo” dhe u gëzua pa masë. Ai ishte momenti të cilin e prisnim. Davidi kapërceu çdo gjë. Ai filloi ti hapte sytë në ditën e 45-të. Me lot në sy Ana Domazetovska i kujton momentet e vështira të trajtimit intensiv të Davidit. Që nga ajo ditë Davidi luftoi trimërisht. Çdo ditë e më tepër përmirësohej”.

Tani e pret një betejë e re. Pas disa javësh, Davidi duhet të kthehet përsëri për të filluar me trajtimin e kimioterapisë. Sot për Davidin ishte më e rëndësishme që të kthehej në shtëpi. Me padurim po e priste surprizën të cilën i kishte përgatitur motra e tij më e madhe. Së bashku me mamin dhe babin e tij, i mblodhën lodrat të cilat i kishte marrë dhuratë nga punonjësit e ‘Acibadem Sistina’ dhe u largua për në shtëpi, në Bitola.

Spitali “Acibadem Sistina” na mundësoi rrezatim Trilogy pa pagesë

Asnjëherë nuk do të mund ta shpërblejë personelin mjekësorë dhe atë të menaxhimit në “Acibadem Sistina” për gjithçka që bënë për ne. Davidi ishte i preferuari i vërtetë për ta. Nuk lejuan që ti mungonte asgjë. I gjithë qëndrimi ynë në spital për disa muaj, ishte pa pagesë. Ata i mbuluan të gjitha shpenzimet e rrezatimit me Trilogy për Davidin. Spitali na mundësoi kushtet më të mira për trajtimin e tij pa pagesë dhe veçanërisht akomodimin tonë për të qëndruar vazhdimisht përkrah tij – shpjegoi Ana Domazetovska, nëna e Davidit.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language