Testet e reja që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të karcinomës së vezoreve

Tumor markerët HE4 dhe CA125 përmes algoritmit ROMA janë gjenerata e fundit të procedurave diagnostike. Përveç kësaj duke mundësuar diagnostikimin e kancinomës së vezoreve në fazën fillestare me ta mund të përllogaritet rrezikun e karcinomës së vezoreve. Këto dy teste revolucionare për herë të parë në vendin tonë janë zbatuar në "Acibadem Sistina". Tumor markeri HE4 ka ndjeshmërinë më të lartë për të zbuluar karcinomën e vezorës veçanërisht në fazën e parë të sëmundjes, kur pacienti nuk i ndjen simptomat. Në korrelacion me markerin CA125 japin rezultate më precize për praninë e karcinomës së vezorës apo përseritjen e saj.

Testi ROMA përcakton rrezikun e zhvillimit të karcinomës së vezorëve

Me ndihmën e këtij testi mund të parashikohet rreziku për zhvillimin e karcinomës së vezoreve. Vlerat e matura nga përqendrimet e serumit të markerëve të tumorit CA125 dhe HE4 marrin pjesë të rëndësishme në vendimmarrjen për tratimin e pacientit. Efekti nga përllogaritja e rrezikut me ndihmën e algoritmit ROMA është dëshmuar në disa studime klinike në mbarë botën. Ky test ndihmon mjekëve ti klasifikojnë pacientët në grupe me rrezik të ulët ose të lartë për paraqitjen dhe zhvillimin e tumoreve epiteliale të vezoreve.

Karcinoma e vezoreve është kanceri i pestë më i zakonshëm që paraqitet te popullata femërore. Ekzaminimet e rregullta gjinekologjike dhe me ultrazë janë parandalimi më i mirë, sepse me zbulimin në fazën e hershme, ka mundësi më të madhe për shërim të plotë.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Është e vështirë që të caktohen faktorët e rrezikut, që sjellin deri te karcinoma e vezoreve. Në 5-10 për qind të rasteve shkak është faktori trashëgues. Rreziku rritet nëse dy ose më shumë anëtarë në familje kanë karcinomë të vezoreve ose mitrës. Faktor të rritur rreziku nga karcinoma e vezoreve kanë edhe gratë më të moshuara, të cilat asnjëherë nuk kanë lindur, si dhe gratë që nuk mund të mbesin shtatzënë për shkak të endometriozës. Faktorë të tjerë të rrezikut janë duhanpirja, mbipesha, marrja e terapisë hormonale për pacientet që duan të mbeten shtatëzënë.

Cilat janë simptomat?

Karcinoma e vezoreve nuk jep simptoma në fazën e hershme, prandaj për këtë shkak te dy të tretat e të sëmurave, ai diagnostifikohet në stadiumin e avancuar. Pasiqë kjo karcinomë nuk ka simptoma, një periudhë të gjatë rritet në zbrazëtirën abdominale dhe nuk i pengon pacientes. Por, fryrja e stomakut, dhimbja e barkut dhe legenit, ndjenjë e shpejtë e ngopjes, probleme me urinimin, dhimbja gjatë marrëdhënieve, menstruacione të dhimbshme, vjellja, janë pjesë e simptomave për këtë sëmundje. Gjatë viteve të fundit llogaritet se një ndër simptomat e sëmundjes është edhe dobësimi drastik.

Si diagnostifikohet?

Karcinoma e vezoreve diagnostifikohet gjatë kontrollit gjinekologjik. Me ndihmën e kontrollit me ultrazë, gjinekologu mund ta diagniostifikojë tumorin në vezore, dhe sipas karakteristikave të caktuara të caktojë nëse bëhet fjalë për tumor malinj ose beninj. Pas kontrollit gjinekologjik, nëse ekziston dyshim për karcinomë të vezoreve, përmes gjakut bëhen edhe tumor markerët. Si procedurë plotësuese diagnostifikuese janë edhe tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.
Diagnoza e fundit caktohet pas operacionit, ku në mënyrë histopatologjike ekzaminohet materiali operativ dhe caktohet tipi, stadiumi i sëmundjes , prej të cilave varet terapia e mëtejshme.

Mjekimi dhe trajtimi

Karcinoma e vezoreve mjekohet. Trajtimi për karcinomën e vezoreve shpesh është intervenimi kirurgjik. Te pacientet të cilat diagnostikohen në stadiumin e hershëm të sëmundjes nuk nevojitet terapi tjetër përveç intervenimit kirurgjik. Te të tjerat, trajtimi postoperativ vazhdon me kemoterapi ose nëse bëhet fjalë për sëmundje të avancuar lokale, trajtimi mund të fillojë kemoterapi, dhe pastaj do të vijonte trajtimi operativ. Për pacientët në "Acibadem Sistina" në dispozicion është një terapi të re target që vepron direkt në qelizat e karcinomës me çfarë arriten rezultate të sukseshme në trajtimin e karcinomës së vezorëve.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language